Klinika KMK

OFERTAT

Eko abdominale

Ekoja abdominale është mënyra më e sigurt për të monitoruar mëlçinë, veshkat, fshikëzën e tëmthit, pankreasin dhe organet e tjera.
Në ambientet tona moderne dhe me teknologjinë më të fundit, ne ju ofrojmë sigurinë që meritoni.
Përfitoni nga çmimi promocional prej 2000 Lekë dhe kryeni kontrollin tuaj rutinë sot!

Shëndeti i punonjësve tuaj

Klinika Mjekësore “Komuna e Parisit” prezanton shërbimin e Mjekut të Ndërmarrjes me paketa të personalizuara për çdo biznes:
Kartelizimi me vlerë vetëm 20,000 lekë (të vjetra), dy herë në vit.
Zëvendësim i punonjësve të larguar pa pagesë shtesë.
Mjeku i ndërmarrjes FALAS për kompanitë që zgjedhin paketën e Check-up.
Paketa VIP që përfshijnë analiza falas dhe Kartën e Anëtarësimit për vizita falas gjatë gjithë vitit!

Shëndeti i familjes suaj, tani pa stresin e faturave

A jeni lodhur duke menduar për kostot çdo herë që ju ose të afërmit tuaj keni nevojë për një kontroll mjekësor? Klinika Mjekësore “Komuna e Parisit” sjell zgjidhjen që keni pritur. Me vetëm 50 Euro në vit me kartën e anëtarësimit ju siguroni: Vizita të garantuara me mjekun e familjes dhe pediatrin. Pa kosto shtesë dhe pa limite gjatë gjithë vitit. Kujdes maksimal nga një staf i kualifikuar dhe teknologji moderne. Investoni minimalisht sot, për një siguri maksimale 365 ditë të vitit. Ne jemi këtu për ju, në çdo kohë! 

Karta e shëndetit

Me kartën e anëtarësimit, kujdesi për veten dhe familjarët tuaj bëhet më i thjeshtë dhe më i sigurt. Përfitoni vizita me Mjekun e Përgjithshëm dhe Pediatrin për 1 vit të plotë, duke patur siguri dhe mbështetje në çdo moment. 

Bilanci Biokimik

Shëndeti juaj fillon me një kontroll të plotë! 
Bilanci biokimik është pasqyra më e mirë e gjendjes suaj organike.
Në Klinikën KMK, ne ofrojmë paketën e plotë të analizave laboratorike për të siguruar që çdo gjë po funksionon siç duhet.

Ofertat e muajit MARS në Klinikën KMK kanë ardhur!

Shëndeti juaj fillon me një kontroll të plotë! 
Bilanci biokimik është pasqyra më e mirë e gjendjes suaj organike.
Në Klinikën KMK, ne ofrojmë paketën e plotë të analizave laboratorike për të siguruar që çdo gjë po funksionon siç duhet.

Dita e përkujdesit pa kushte në KMK!

Çdo muaj në daten 25 ne ua dedikojmë atyre që kanë më shumë nevojë. KMK vjen pranë jush duke ofruar kontrolle mjekësore FALAS për:
✅ Personat me KEMP
✅ Personat me aftësi të kufizuara
✅ Ata që kanë humbur kujdesin prindëror