Klinika mjekësore "Komuna e Parisit" është një klinikë multidisiplinare me një eksperiencë të gjatë në dhënien e kujdesit shëndetësor parësor dhe atij të specializuar. Me një staf të kualifikuar dhe me eksperiencë klinike brënda dhe jashtë vendit bashkë me mundësinë e ofrimit të konsulencave nga mjeket më në zë Shqiptar dhe Italian, Klinika ka mundur të bëjë diferencën.
E shpërblyer me çmimin “Klinika më e mirë mjekësore” në vitin 2019 për cilësinë e ofrimit të shërbimit mjekësor sipas standarteve më të larta të kërkuara.
E pozicionuar në një nga pikat Kyçe të Kryeqytetit, me një shërbim dhe asistencë profesionale.
Mjekë të Specializuar dhe Shërbime Multidisiplinare. Shërbime Mjekësore, Laboratorike, Imazherike dhe Vizita me Mjekë të të Gjitha Specialiteteve.
Departamenti i Kardiologjisë ka fokus përkujdesjen maksimale dhe edukimin e klientit në parandalimin apo trajtimin në kohë të sëmundjeve kardiake.
Laborator me teknologji të avancuar i cili mundëson kryerjen e analizave dhe ekzaminimeve të nevojshme në kontroll të shëndetit tuaj në një kohë fare të shkurtër.
Departamenti i Pediatrisë përfshin kujdesin total mjekësor të foshnjave të porsalindura, fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve deri në moshën 18 vjeç.
Falë pajisjeve bashkëkohore dhe mjekëve specialistë të fushës, ky departament ju jep zgjidhje problematikave tuaja që lidhen me veshin, hundën dhe fytin.
Ortopedia ka në fokus kushtet që përfshijnë sistemin muskuloskeletor si sëmundjet e shtyllës kurrizore, lëndimet sportive, infeksionet, tumoret, etj.
Egzaminim dhe trajtim i sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes me anë të ekspertëve të fushës, laboratorit dhe imazherisë së avancuar, etj.
I pajisur me aparatura dixhitale të avancuara, ky departament ofron një gamë të gjerë shërbimesh për kryerjen dhe interpretimin e imazheve radiologjike.
Departmenti i Dermatologjisë merret me problematikat dhe trajtimet e lëkurës ,flokëve dhe thonjve si në aspektin mjekësor ashtu edhe atë kirurgjik.
Departamenti i Mikrokirurgjisë merret me kirurgjinë e strukturave shumë të vogla si enët e gjakut dhe nervat zakonisht 1 milimetër ose më pak në diametër.
Departamenti i Endokrinologjisë merret me fiziologjinë e sistemit endokrin si dhe sëmundjet e gjendrës tiroide, mbipeshën, osteoporozën, etj.
Departamenti i Reumatologjisë ka si fokus diagnostikimin dhe trajtimin e inflamacioneve në organe të brendshme, muskuj, nyje dhe kocka.
Gastrohepatologjia ka si fokus diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive që kanë të bëjnë me pankreasin, ezofagun, stomakun, zorrën e hollë dhe kolonën.
Departamenti i Infektologjisë ka si fokus parandalimin, ekzaminimin, trajtimin dhe ofrimin e kujdesit klinik për pacientët me sëmundje ngjitëse.
Shërbim i specializuar dhe bashkëkohor në diagnostifikimin dhe trajtimin e të gjithë spektrit të sëmundjeve alergjike për të rritur dhe fëmijë.
Departament i cili trajton shqetësime apo simptoma si dhimbje pelvike, vaginale ose gjakderdhje jo normale nga uterusi. Trajtohet gjithashtu shtatzania, SST, etj.
Urologjia fokusohet në sëmundjet e sistemit urinar dhe organeve riprodhuese përfshirë veshkat, gjëndrat mbiveshkore, ureterët, organet riprodhuese mashkullore, etj.
Departamenti i neurologjisë trajton çrregullime që prekin trurin, palcën kurrizore, nervat dhe të gjithë elementet e tjerë nervor si sytë, veshët dhe "receptorët e tjerë shqisor".
Senologjia ofron mundësinë e të gjithë ciklit të diagnostikimit të sëmundjeve të gjirit duke filluar nga ekzaminimi, diagnoztikimi, trajtimi, kirurgjia dhe kujdesi paliativ.
Logopedia fokusohet në parandalimin, diagnostikimin apo trajtimin e të gjitha çrregullimeve apo vështirësive që hasen në komunikimin e folur apo të shkruar.
Plotësoni formën dhe ne do t'ju kontaktojmë për konfirmim.
Në data të caktuara Mjekë të Huaj të specialiteteve të ndryshme vijnë në Klinikën KMK për të realizuar konsulta, vizita apo trajtime. Për t'u informuar mbi mjekët, specialitetin si dhe datat e ardhjes, na ndiqni në Instagram, Facebook ose në seksionin më poshtë.
Pershendetje. 😊 Sapo bera nje konsulte me Dr. Alojva Xhelilaj, gjate vizites nuk ndjeva as edhe nje lloj sikleti per me teper u ndjeva e lumtur qe ne syte e saj si pedagoge edhe doktoreshe rrezaton pasion , dedikim dhe profesionalizem. Une nuk mora vetem nje sherbim por edhe ndjesi pozitive. Heren qe vjen stafi meriton qe ti sjell une embelsira. 😊 Vajza e recepsionit, qe quhej Oksana,💚 ishte po ashtu shume e dashur dhe e sjellshme ti pergjigjej pyetjeve te mia dhe nuk me lane te pres aspak. E rekomandoj 100% kete klinike. Me te miret ne fushen tuaj.
Klinikë e mrekullueshme dhe shumë miqësore.
Jam vizituar me doktorin italian dhe sot nuk kam me asnje problem nga floket. E uroj cdo dite 😄😄