Klinika Mjekësore Komuna e Parisit është themeluar në vitin 2011. Klinika mjekësore “Komuna e Parisit” është një klinikë multidisiplinare me një eksperiencë të gjatë në dhënien e kujdesit shëndetësor parësor dhe atij të specializuar. Me një staf të kualifikuar dhe me eksperiencë klinike brënda dhe jashtë vendit, bashkë me mundësinë e ofrimit të konsulencave nga mjekët më në zë Shqiptar dhe Italian, Klinika ka mundur të bëjë diferencën. E pozicionuar në një nga pikat kyçe të Kryeqytetit, me një shërbim dhe asistencë profesionale.
Vizioni i Grupit Mjekësor Komuna e Parisit, për përsosmëri dhe lidership është i nxitur nga vlerat e tij kryesore që përfshijnë shërbimin, kujdesin dhe partneritetin. Ne punojmë fort që të sigurojmë kujdes maksimal dhe të trajtojmë të gjithë pacientët më të njëjtën siguri, dinjitet dhe respekt.
Për çdo informacion shtesë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni.