Në ditët e sotme, në mjekësinë moderne, ka një rritje të ndjeshme të ndërthurrjes së dermatologjisë me estetikën. Duke qënë se të dyja trajtojnë lëkurën në të gjitha shtresat e saj, është e pamundur të rrinë larg njëra tjetrës. Për kurimin e patologjive të lëkurës, ne bashkëpunojmë ngushtë me disa mjek profesionist italianë.
Sëmundjet e Dermatologjisë përfshijnë:
- Aknet
- Keratosa
- Karcinoma
- Ekzema
- Psoriaza
- Angiomat
- Herpes
- Melanoma
- Neurofibroma
- Dermatofibroma
- Rosacea
- Mykoza
- Vitiligo
- Dermatit Seboroik
- Dermatit Atopic
- Kondiloma
- Lipoma
- Nishanet
- Biopsi
Përveç trajtimeve me anë të medikamenteve të ndryshme, pranë klinikës sonë ofrohen dhe trajtime me lazerin kirurgjikal CO2.
Aktualisht në klinikë kemi një nga pajisjet më të sofistikuara të kohës Deka Smartxide CO2. Teknologjia e lazerit SmartXide CO2, trajton një gamë të gjerë të patologjive të lëkurës si estetike dhe kirurgjikale.
Ky trajtim është një proçes revolucionar në botën e dermatologjisë dhe kirurgjisë estetike, që funksionon si në nivelin sipërfaqësor ashtu edhe në nivelin e thellë të lëkurës. Fuqia e veprimit të këtij lazeri mund të rregullohet sipas ndjeshmërisë dhe llojit të lëkurës.
Kjo teknologji e avancuar është një zbulim i madh, jo vetëm për rezultatet e arritura në përtëritje të lëkurës, por edhe për kohën e nevojshme për shërimin e pacientit (i cili tani mund të kthehet në jetën normale më shpejt pas trajtimit).
Ky lazer është i dizenjuar për të stimuluar prodhimin e kolagjenit në mënyrë natyrale, duke sjellë edhe biorevitalizimin e lëkurës. Gjithashtu trajtimi eshte jo kirurgjikal, pa dhimbje, pa prerje dhe pa shenja. Pas përfundimit të proçedurës jepet një orientim i plotë mbi të gjithë kujdesin që duhet ndjekur. Kthim i menjëhershëm në punë, rezultate të shkëlqyera kozmetike.
Trajtimet më të shpeshta që kryen Lazeri CO2:
- Fraxel
- Heqje nishanesh
- Trajtim kondilomash
- Lipoma
- Karcinoma
- Strija
- Keratoza
- Eleminim te njollave