Gastroenterologjia është një degë e mjekësisë e fokusuar në sistemin e tretjes dhe të çrregullimeve të tij. Sëmundjet që prekin traktin gastrointestinal përfshijnë organet nga goja në anus. Hepatologjia apo mjekësia hepatobiliare, përfshin studimin e mëlçisë , pankreasit dhe tëmthin.
Stafi i Mjekëve me një eksperiencë të gjatë profesionale, diagnostikojnë dhe trajtojnë patologjitë që kanë të bëjnë me pankreasin, ezofagun, stomakun, zorrën e hollë dhe kolonën (zorrën e trashë). Simptomat që sjellin pacientin pranë klinikës sonë janë të ndryshme si: nauze, të vjella, dhimbje stomaku, krampe abdominale, diare, zverdhje e lëkures apo sklerave, fryrje barku, konstipacion, gjakrrjedhje gjatë defekimit, prania e hemoraideve.
Ky departament është i pajisur me aparatura të teknologjisë së fjalës së fundit të kësaj fushe, të cilat krijojnë lehtësira dhe saktësi gjatë ekzaminimeve si për pacientin ashtu edhe për stafin mjekësor, duke mundësuar ofrimin e një shërbimi optimal. Këtu përmendim kryerjen e ekzaminimeve laboratorike si bilanci i thjeshtë Biokimik, ekzaminime virologjike për të dedektuar praninë ose jo të grimcave virale të hepatiteve në gjak si: HbsAg, HbeAg, HVC IgG IgM, HCV ARN, HAV IgM IgG, HAD IgM IgG etj, ekzaminimi i feçes për prezencën ose jo te H.pylori. Pranë klinikes sonë kryhen gjithashtu nga një staf i trajnuar e shumë dashamirës proçedurat endoskopike si Fibrogastroskopi dhe Kolonoskopi.
Sëmundjet që trajtohen nga Gastrohepatologjia përfshijnë:
- Ndryshime të pashpjegueshme të zorrëve, duke përfshirë diarre, kapsllëk dhe gjak në jashtëqitje
- Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD)
- Urthi
- Hemorroide
- Sëmundja inflamatore e zorrëve (IBD), e cila përfshin sëmundjen e Crohn dhe kolitin ulceroz
- Sindroma e zorrës së irrituar (IBS)
- Pankreatiti
- Ulçera