Logopedia fokusohet në parandalimin, diagnostikimin apo trajtimin e të gjitha çrregullimeve apo vështirësive që hasen në komunikimin e folur apo të shkruar. Logopedia gjithashtu merret me parandalimin, vleresimin dhe rehabilitimin e problematikave të gjuhës dhe komunikimit, çrregullimeve të sjelljes, çrregullimeve konjitive dhe çrregullimeve të gëlltitjes, si tek fëmijët dhe tek adultët.