Mikrokirurgjia është një disiplinë kirurgjikale që kombinon zmadhimin me diploskopë të avancuar, mjete të specializuara precize dhe teknika të ndryshme operimi. Këto teknika përdoren kryesisht për të anastomozuar enët e vogla të gjakut (arteriet dhe venat) dhe për të bashkuar nervat.
Dy nga qëllimet kryesore të mikrokirurgjisë janë transplantimi i indeve nga një pjesë e trupit në tjetrën dhe rilidhja e pjesëve të amputuara.
Mikrokirurgjia ndihmon në shërimin e plagëve, rikthimin e funksionit pas traumës dhe rikthimin e formës pas kancerit. Mund të ndihmojë në rikuperimin dhe shërimin e një sërë çështjesh mjekësore, nga amputimet emergjente deri tek rikonstruksioni i gjirit.
Sëmundjet që trajtohen me anë të Mikrokirurgjisë përfshijnë:
- tumoreve
- hernia diskale,
- stenoza e shtyllës kurrizore
- kompresione të tjera të palcës kurrizore.