Departamenti i neurologjisë diagnostikon dhe trajton çrregullime që prekin trurin, palcën kurrizore, nervat dhe të gjithë elementet e tjerë nervor si sytë, veshët dhe “receptorët e tjerë shqisor”. Me ndihmën e laboratorit dhe aparaturave të avancuara si : ECHO Doppler, radiografi, etj. Ky department ofron zgjidhje dhe mjekimin specifi për sëmundje të ndryshme neurologjike.
Disa nga çrregullimet më të zakonshme neurologjike përfshijnë:
- Sëmundja e Alzheimerit dhe demenca të tjera,
- Skleroza anësore amiotrofike (e quajtur edhe ALS ose sëmundja e Lou Gehrig) ,
- Lëndimi i trurit, dëmtimi i shtyllës kurrizore ose keqformimet vaskulare,
- Paraliza cerebrale,
- Tronditje në tru,
- Encefaliti,
- Epilepsia,
- Sindromat e dhimbjes së fytyrës,
- Dhimbje koke/migrenë,
- Meningjiti,
- Çrregullime të shëndetit mendor dhe të sjelljes,
- Sklerozë të shumëfishtë,
- Dhimbje në qafë dhe shpinë,
- Semundja e Parkinsonit,
- Neuropatia periferike,
- Çrregullime të gjumit,
- Goditja në tru,
- Tumoret e trurit, shtyllës kurrizore dhe nervave, etj.