ORL
Otorinolaringologjia ose shkurtimisht ORL është degë e mjekësisë e cila falë pajisjeve bashkëkohore dhe mjekëve specialistë të fushës, ju jep zgjidhje problematikave tuaja që lidhen me veshin, hundën, fytin dhe gypin tracheobronhial.
Simptomat mund të përfshijnë dhimbje veshi, dëmtime të dëgjimit, marrje mendsh, gumëzhimë në vesh.
Problemet që lidhen me hundën janë vështirësia e frymëmarrjes, sekrecionet e hundës, kruajtja e hundës, nuhatja e dobësuar, gjakderdhja e hundës, etj.
Problemet e dhimbjes së fytit mund të jenë: djegie, dhimbje ose vështirësi në gëlltitje, kollitje, reaksion, ndryshime në mukozë etj.
Sëmundjet e Otolaringologjisë përfshijnë:
- Alergjinë – trajtim me mjekim, imunoterapi ose kontroll të faktorëve nxitës.
- Kirurgjia plastike dhe rindërtuese e fytyrës – në fytyrë, qafë ose vesh për arsye mjekësore, kozmetike, funksionale ose rindërtuese.
- Koka dhe Qafa – sëmundjet, tumoret, traumat, sëmundjet infektive dhe deformimet e kokës, qafës dhe fytyrës. Specialistët e ORL kryejnë kirurgji estetike dhe rikonstruktive në këto zona. Ata menaxhojnë problemet me nervat në kokë dhe qafë që kontrollojnë shikimin, nuhatjen, dëgjimin dhe lëvizjet e fytyrës.
- Laringologji – çrregullime të fytit dhe kutisë së zërit, duke përfshirë të folurit, të kënduarit, të ngrënit, gëlltitjen dhe tretjen.
- Otologji/neurotologji – çrregullime të veshit, duke përfshirë çrregullime nervore, dëgjim dhe ekuilibër.
- Otolaringologjia pediatrike – Sëmundjet e ORL tek fëmijët, duke përfshirë defektet e lindjes dhe problemet e zhvillimit.
- Rinologjia – çrregullime të hundës dhe sinuseve.
- Mjekësia e gjumit është një nën-specialitet në të cilin disa otolaringologë kanë marrë certifikatën.