Departamenti i Pediatrisë përfshin kujdesin total mjekësor të foshnjave të porsalindura, fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve deri në moshën 18 vjeç. Pediatrët praktikojnë specialitetin e shkencës mjekësore që ka të bëjë me shëndetin fizik, emocional dhe social të fëmijëve që nga lindja deri në moshën madhore.
Kujdesi pediatrik përfshin një spektër të gjerë shërbimesh shëndetësore duke filluar nga kujdesi shëndetësor parandalues deri te diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve akute dhe kronike. Pediatri i kupton faktorët e shumtë që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
Qëllimi i pediatrisë është të zvogëlojë shkallën e vdekjeve tek foshnjat dhe fëmijët, të kontrollojë përhapjen e sëmundjeve infektive, të promovojë stile jetese të shëndetshme për një jetë të gjatë pa sëmundje dhe të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të fëmijëve dhe adoleshentëve me sëmundje kronike.
Sëmundjet e pediatrisë përfshijnë:
- lëndimet
- infeksionet
- kushtet gjenetike dhe kongjenitale
- kanceret
- sëmundjet dhe mosfunksionimet e organeve
Pediatrët janë të përfshirë në parandalimin, zbulimin e hershëm dhe menaxhimin e problemeve duke përfshirë:
- vonesa dhe çrregullime zhvillimore
- problemet e sjelljes
- paaftësitë funksionale
- streset sociale
- çrregullime mendore duke përfshirë depresionin dhe çrregullimet e ankthit
Nënspecialitetet në pediatri përfshijnë:
- kardiologjia pediatrike
- mjekësi e kujdesit kritik
- endokrinologjia
- gastroenterologji
- hematologjia
- mjekësia neonatale
- nefrologji etj.