Radiologjia është shkenca që perdor rrrezet X apo rreze të tjera me energji të lartë për qëllime diagnostike dhe trajtuese. Me zbulimin e përdorimit mjekësor të ultratingujve , fushave manjetike dhe radio-izotopeve shkenca e radiolgjisë e zgjeroi shumë fushën e vet të veprimit dhe sot ajo njihet me termin Imazheri.
Shërbimi i Imazherisë pranë klinikës tonë është i angazhuar në ofrimin e imazheve diagnostikuese të një cilësie të lartë dhe interpretimin sa më të saktë të tyre.
Nënspecialitetet e radiologjisë përfshijnë:
- Imazhe e gjirit (mamografi)
- Radiologjia kardiovaskulare (zemra dhe sistemi i qarkullimit të gjakut)
- Radiologjia e gjoksit (zemra dhe mushkëritë)
- Radiologjia urgjente
- Radiologjia gastrointestinale (stomaku, zorrët dhe barku)
- Radiologjia gjenitourinar (sistemet riprodhuese dhe urinare)
- Radiologjia e kokës dhe qafës
- Radiologjia muskuloskeletore (muskujt dhe skeleti)
- Neuroradiologjia (truri dhe sistemi nervor; koka, qafa dhe shtylla kurrizore)
- Radiologjia e fëmijëve (imazheria e fëmijëve)