Profesor i Kirurgjisë Torakale në Fakultetin e Mjekësisë të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.Në Universitetin e Tiranës, specializimin për Kirurgji të Përgjithshme Torakale e kreu në periudhën 1992-1996 dhe specializoi për Kirurgjinë Abdominale, Vaskulare, Torakale dhe Ortopedike. Diplomën Master për Kirurgjinë Torakale e mori në vitin 2004, ndërsa Doktoraturën në janar të vitit 2013. Ai është i çertifikuar si Kirurg i Përgjithshëm Torakal nga ESTS, në Birmingham të Britanisë së Madhe që nga viti 2013.Prof. Gradica është anëtar i shoqatave të shumta, si ESTS, CATS, AATS, ESMO, IASLC. Po ashtu ai ka një numër të madh publikimesh si autor ose bashkëautor, si dhe ka marrë pjesë në konferenca, seminare trajnuese dhe kurse të shumta vendore e ndërkombëtare.
Për më shumë informacione klikoni këtu.