Dr. Basho është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, Fakulteti i Mjekësisë, UT (1999). Ai ka kryer studimet pasuniversituare në Diagnozë dhe Imazhe dhe mban titullin Doktor i Shkencave, mbrojtur me temën “Vlerësimi Imazherik bashkëkohor i Ekinokokozes së Heparit”. Në QSUT Dr. Basho ka nisur punën si mjek imazherist në vitin 2003, ka vijuar me funksionin e Shefit të Sektorit të Aktivitetit Diagnostik dhe prej vitit 2012 është Shefi i Shërbimit të Imazherisë së Urgjencës. Ai është autor i shumë punimeve të publikuara dhe referimeve në konferenca dhe aktivitete të tjera shkencore të mjekësisë zhvilluar brenda dhe jashtë vendit.
Për m♪ shumë informacione klikoni këtu.