Hepatiti i referohet një gjendje inflamatore të mëlçisë. Zakonisht është rezultat i një infeksioni viral, por ka edhe shkaqe të tjera të mundshme të hepatitit. Këto përfshijnë hepatitin autoimun dhe hepatitin që ndodh si rezultat dytësor i medikamenteve, ilaçeve, toksinave dhe alkoolit. Pesë klasifikimet kryesore virale të hepatitit janë hepatiti A, B, C, D dhe E.
Simptomat e zakonshme të hepatitit infektiv përfshijnë:
– lodhje
– simptoma të ngjashme me gripin
– urinë e errët
– jashtëqitje me ngjyrë të zbehtë
– fytyrë e zbehtë
– dhimbje barku
– humbje e oreksit
– humbje peshe e pashpjegueshme
– të vjella
– lëkura, thonjtë dhe sytë e verdhë, të cilat mund të jenë shenja të verdhëzës.
Kategoritë e Hepatitit
Hepatiti A
Hepatiti A është rezultat i një infeksioni me virusin e hepatitit A (HAV). Ky lloj hepatiti është akut dhe afatshkurtër. Zakonisht nuk shkakton sëmundje të mëlçisë. Është sëmundje shumë e përhapur por shumë rrallë mund të perfundojë fatale. Nuk ka një trajtim të dedikuar por pjesa më e madhe e të prekurve shërohen në një periudhë javore apo mujore.
Hepatiti B
Virusi i hepatitit B (HBV) shkakton hepatitin B. Kjo është shpesh një gjendje kronike e vazhdueshme por edhe akute. Sa me i ri të jetë personi i prekur aq më shumë zhvillohet sëmundja kronike. Ky virus mund të shkaktojë sëmundje të mëlçisë dhe nëse nuk trajtohet mund të jetë fatal.
Hepatiti C
Hepatiti C vjen nga virusi i hepatitit C (HCV). HCV është ndër infeksionet virale më të zakonshme të gjakut dhe zakonisht paraqitet si një gjendje afatgjatë. Nëse ky virus nuk trajtohet mund të sjellë sëmundje të mëlçisë apo edhe kancer të mëlçisë.
E përbashkëta mes : Hepatiti A, Hepatiti B dhe Hepatiti C
Simptoma të njëjta duke përfshire ethe, lodhje, të vjella, dhimbje barku, dhimbje kyçesh, humbje oreksi dhe verdhëza.
E përbashkëta mes : Hepatiti A dhe Hepatiti B
Hepatiti A dhe Hepatiti B kanë të njëjtën mënyrë transmetimi që është nëpërmjet kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një person të prekur nga ky virus.
E përbashkëta mes : Hepatiti B dhe Hepatiti C
Mënyra e transmetimit për të dyja viruset është nëpërmjet gjakut dhe lëndëve të tij dhe rrallë nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.
E përbashkëta mes : Hepatiti A dhe Hepatiti C
Periudha e inkubacionit zgjat vetëm me javë.