Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Milano, Itali, me diplomë “Obeziteti dhe ndërlikimet e sistemit nervor autonom”. Dr. Ahmeti është specializuar në Endokrinologji dhe Metabolizëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë e më pas ka kryer Master një vjeçar të nivelit të dytë për Sëmundjet e Tiroides në Pisa, Itali. Ka eksperiencë në trajtimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të tiroides me metodat e mjekësisë nukleare. Është specializuar në Paris dhe në klinika të tjera jashtë vendit për trajtim e diagnostikim të sëmundjeve të tiroides me anë të teknikave të mjekësisë nukleare. Gjithashtu, është i specializuar për ekografinë dhe biopsinë e gjëndrës tiroide. Dr. Endrini ka përvojë të gjatë në ndjekjen e sëmundjeve endokrine si Diabeti dhe Obeziteti.
Për më shumë informacione klikoni këtu.